Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, duke qëndruar në linjë me qëndrimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, nënvizon Ministri Hasani.