Afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 11 majit përfundon të martën, 25 shkurt.
Deri tani, janë regjistruar 26 parti politike, duke përfshirë PD, PS dhe Partinë e Lirisë, si dhe disa parti të tjera të vogla dhe koalicione. Regjistrimi i koalicioneve duhet të bëhet deri më 7 mars, ndërsa listat e kandidatëve dorëzohen më 12 mars. Më 25 mars, do të nisë prodhimi i fletëve të votimit.
Zgjedhjet do të kenë për herë të parë edhe votimin e diasporës, me mbi 210 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për t’u regjistruar.