Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku dy persona që drejtonin monopatina elektrike janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën Transballkanike.
Si pasojë e përplasjes, të dy ata janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.