Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin. Si pasojë ka mbetur i vrarë Dodë Mamli 67 vjeç. Ai u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.