Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për SPAK në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Gazetari Poli Hoxha u shpreh se kontratat elektorale bëri që grupet u kthyen nga organizata kriminale në biznes.
“Këtyre po iu ngushtohet rrethi nga kontrata me krimet e organizuara dhe biznesi për zgjedhjet. Kjo kontratë elektorale bëri që të fortët dhe grupet u kthyen nga organizata kriminale në biznes.
Biznes u bënë me leje, me punë publike, leje ndërtimi, dhënie lejesh lokale të ndodhura pas 2000. Tani janë bërë investitorë strategjik. Tani ideja është pa vendime të këshillit të ministrave.
Tani ka një kontratë dhe identifikuar nga ndërkombëtarët, ka kontratë me krimin e organizuar përmes zgjedhjeve.”, tha Hoxha.