Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, i cili iu sekuestrua si pronë e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros.
Sula pretendoi se apartamenti ishte pronë e tij dhe ia kishte lënë në përdorim, ndërsa SPAK e cilëson këtë si pasuri të padeklaruar nga Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie.