Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar gazetarin Dan Bongino si zëvendësdrejtor të FBI-së, duke i besuar atij një pozicion të rëndësishëm pranë drejtorit të FBI-së, Kash Patel.
Ky emërim ka shkaktuar reagime në Shqipëri, veçanërisht nga Belind Këlliçi, i cili ka lidhur këtë ngjarje me akuzat e mëparshme për lidhjet e Edi Ramës me Kartelin e Sinaloas. Këlliçi ka shkruar se Bongino është ai që ka investiguar dhe shkruar për lidhjet kriminale të Ramës me këtë kartel, duke thënë se “laku po i shtrëngohet Ramës”.
Reagimi i Belind Këlliçit
Dikush ti urojë javë të mbarë Edi Ramës me këtë lajm të mrekullueshëm.
Presidenti Trump emëroi dje Dan Bonginon si Zv. Drejtor të FBI. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Dan Bongino është ai i cili shkroi një sërë artikujsh në mediat amerikane për lidhjet kriminale të Edi Ramës me Kartelin famëkeq Sinaloa, tashmë të shpallur si organizatë terroriste nga Presidenti Trump.
Kreut të Narkoshtetit të parë në Europë po i shtrëngohet laku!