Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington dhe do të takohet sot me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Takimi mes dy liderëve do të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp. Macron, i cili ka diskutuar me liderët e BE-së dhe NATO-s, pritet të prezantojë propozime për Ukrainën, duke theksuar mbështetje të vazhdueshme ushtarake dhe respektimin e sovranitetit të saj.
“Ai po shkon në Uashington me propozime për veprim që pasqyrojnë konvergjencat që janë shfaqur gjatë këtyre diskutimeve”, nënvizoi një këshilltar i Emmanuel Macron.
“Kjo do të thotë të vazhdosh të mbështesësh Ukrainën, t’i japësh asaj mbështetjen e nevojshme ushtarake, duke respektuar sovranitetin e saj dhe të sigurosh që interesat e evropianëve të merren plotësisht parasysh “, shpjegon ai.
Macron do të përpiqet të bindë Trump për rëndësinë e trajtimit të Rusisë si një kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë.