12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Safet Bajri sot para GJKKO për vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit

Kryesoret

Safet Bajri, i arrestuar me urdhër të SPAK, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e masës së sigurisë. Ai akuzohet, së bashku me kushëririn Behar Bajri dhe Astmer Bilali, për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së xhaxhait të Ibrahim Licit në vitin 2018, pas një konflikti që lidhet me vrasjen e Boran Bërçanës, një anëtar i grupit të Bajrajve.

Në lidhje me këtë, gjykata ka miratuar edhe kërkesën e SPAK për të kryer një analizë ADN-je për Safet Bajrin. Ky hetim ka hasur në disa vonesa, pasi Bajri ka kërkuar që mostrimi i ADN-së të bëhet në një datë tjetër, për shkak të disa kundërshtimeve.

Pavarësisht mohimit të tij përfshirjen në vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, hetimi është mbështetur në prova që përfshijnë komunikime të bëra përmes platformës SkyECC, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes.

Vrasja e xhaxhait të Ibrahim Licit dyshohet të ketë pasuar hakmarrjen për vrasjen e Boran Bërçanës, një krim që ende nuk është zbardhur plotësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit