Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, Silvana Osmani dhe Luljeta Deda, nën akuzën e shfrytëzimit të një të miture, vetëm 16 vjeçe, për prostitucion.
Gjatë kontrollimeve në dy lokale të marra me qira nga to, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të Sarandës, ku ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash të dyshuar që është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Operacioni, i cili është finalizuar pas dy muajsh hetimesh të kryera me metoda proaktive. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.