Një lajm i keq ka ardhur për Elseid Hysajn dhe kombëtaren e Shqipërisë. Mbrojtësi i Lazios do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj, pasi rikuperimi i tij kërkon kohë.
Sipas mjekëve të klubit, Hysaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit ndaj Anglisë më 21 mars dhe Andorrës më 24 mars.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, do të duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin e rëndësishëm, në një moment kur shumë lojtarë janë gjithashtu të dëmtuar.