Presidenti Donald Trump pas takimit me Emmanuel Macron u shpreh se lufta në Ukrainë mund të marrë fund brenda disa javësh.
“Unë mendoj se lufta [në Ukrainë] mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…ne nuk e duam këtë,” thotë ai, duke shtuar: “Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë.”, shtoi Trump.
Ai ndau edhe një telefonatë të fundit me presidentin rus Vladimir Putin gjatë së cilës liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.