Partia “Djathtas 1912” ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke u bërë partia e 27-të që kërkon mandat deputetësh për zgjedhjet e 11 majit.
Pas këtij regjistrimi, 24 parti të tjera të vogla kanë dorëzuar kërkesën, ndërsa mungon ende regjistrimi i Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.
Afati për regjistrimin e partive mbaron nesër në mesnatë.
- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L
- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
- Mundësia (Mundësia)
- Partia Kristian Demokrate (PKD)
- Nisma Thurje (Nisma)
- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
- Partia e Lirisë (PL)
- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
- 18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
- Partia Lëvizja Atdheu (LA)
- Partia ‘Djathtas 1912’