Unioni Turistik Shqiptar i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në lidhje me dhunimin e Arben Çiçës.
Sipas Unionit ky përbën një akt të paprecedentë të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandë nga dy individë të cilët e kanë sulmuar barabarisht.
Unioni shprehet se komuniteti është i trondtur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje shëmtuar si dhe bëjnë aple organeve të larta ligj-zbatuese që të reagojnë dhe të mos tolerojnë raste të tilla.
Deklarte publike Drejtuar :
Inspektoriatit te Larte te Drejtesise
Prokurorit te Pergjitheshem
Drejtorit te Pergjitheshem te Policise se Shtetit
Unioni Turistik Shqiptar,duke marre shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit te Kryetarit te Deges se Unionit Turistik per Saranden z. Arben Çipa, e cila ka tronditur mbare komunitetin e bisnesit te turizmit,po ju drejtojme kete apel publik.
Ndodhia ne fjale, e publikuar ne gjithe spektrin e mediave shqiptare dhe qe vijon te shtoje jehone ne diskutimet publike, perben nje akt te paprecedente te dhunimit te nje biznesmeni te njohur te qytetit te Sarandes nga dy individe te cilet e kane sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytezon pronat te cilat nuk figurojne ne pronesi te tyre, por ashtu sic ndodh rendom ne vendin tone, ku ne pronat e pelqyera nga te fortet e katundit nu lejohet te investonje askush tjeter pervec tyre.
Komuniteti yne eshte i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shemtuar te cilat per fat te keq vazhdojne te perseriten pasi keto raste nuk marrin ndeshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe ne rastin konkret te vendimit te Gjykates se Faktit, Sarande e cila vendosi arrest shtepie per njerin nga autoret e arrestuar te ngjarjes,qe sipas raportimit te mediave personat ne fjale jane edhe me precedente juridik ne te kaluaren.
Permes kesaj dekkarate, ne u bejme apel organeve me te larta ligj-zbatuese te reagojne dhe te mos tolerojne qe raste te tilla te behen shkas per te frenuar investimet ne sektorin e turizmit dhe te demtojne imazhin e mire te Shqiperise turistike.
Me besimin se reagimi juaj nuk do te jete thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!
Kryesia e Unionit Turistik Shqiptar









