I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme tregoi njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Dumani ka zbuluar se Enver Divën e njeh që prej vitit 2020 dhe se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës me të cilën ka qenë në burg dkur. Gjithashtu Dumani tha se ka biseduar me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërhoq.
“Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën”, tha Dumani.
“Për vrasje flisnim me Enver Divën , se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje”, i tha Dumani avokates.
Pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO i pyetur nga avokatja e Enver Divës:
Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?
D: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.
Av: C’marrëdhënie kishte Skonja me Divën?
D: Ishin shokë prej 2013. Skonja vite tek une. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për ti dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë.
Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash.
Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq.
Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.
Av: Pse të takoi me Divën.
D: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.
Av: A e konsiderove të besueshën Enver Divën?
D: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.
Av: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?
D: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.
Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?
D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.
Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.
D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.
Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?
D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.
Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?
D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.