Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka zbuluar disa nga pseudonimet që ka përdorur në platformën e komunikimit SKY, e cila ka qenë një nga mjetet për aktivitetet kriminale.
Gjatë një seance, Dumani tha se kishte disa llogari në këtë platformë dhe përdorte emra të ndryshëm si “Covid19”, “Alcatraz” dhe “Totorina”, ndërsa theksoi se emrat më të shpeshtë të përdorur ishin “Covid19” dhe “Toto Rina”.
AV: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?
Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Totorina.
Vetëm në Sky kam përdorur covid19 dhe Toto Rina