-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti: S’ka asnjë tregues për largimin e ushtarëve amerikanë nga Kosova

Kryesoret

Një raportim i gazetës gjermane “Bild” për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa, krijoi ‘stuhi’ reagimesh në qendrën e të cilave ishte shqetësimi se çfarë mund të pasojë në kontinentin evropian pas një veprimi të tillë të superfuqisë botërore që aktualisht po drejtohet nga Donald Trump.

Eksperti për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington, Adrian Shtuni i pyetur për mundësinë e tërheqjes së një pjese të trupave amerikane nga Evropa ka deklaruar se nuk ka tregues që konfirmojnë diçka të tillë, madje, është e kundërta, pasi që Sekretari i Mbrojtjes Hegseth konfirmoi qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës së NATO-s, thotë ai.

“Raportimet në fjalë janë spekulative. Nuk ka asnjë tregues në momentin që flasim se Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë një tërheqje të pjesshme trupash apo kapacitetesh mbrojtëse nga Evropa. Përkundrazi, pak ditë më pare Sekretari i Mbrojtjes Hegseth konfirmoi qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës së NATO-s.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjërat do të vazhdojnë si më parë. Ai po ashtu ishte i qartë se administrata aktuale në Washington kërkon të njëjtin përkushtim ndaj NATO-s prej gjithë aleatëve dhe se administrate ka pritshmëri të qarta ndaj tyre që të përmbushin zotimet që kanë marrë për të rritur shpenzimet, aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë mbrojtëse pa vonesë. Të njëjtën gjë e kanë thënë si Presidenti Trump ashtu edhe Sekretari i Shtetit Rubio.

Në fund të fundit nëse vendet evropiane nuk mbajnë premtimet dhe nuk i japin përparësi rritjes së aftësive të tyre mbrojtëse në kohë lufte në shtëpinë e tyre si mund të jenë ato aleate të besueshme dhe të qëndrueshme për Amerikën? Sidomos kur i kanë mundësitë ekonomike ta bëjnë një gjë të tillë por i shmangen obligimeve. Aleancat nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si shoqata bamirësie” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit