Në fshatin Skuraj të Kurbinit, është finalizuar një operacion i policisë ku janë arrestuar dy vëllezërit, Arben Frati (46 vjeç) dhe Levend Frati (52 vjeç), pas kontrollit në dy banesat e tyre.
Gjatë operacionit, forcat e rendit sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatorë, dy armë gjahu dhe municion luftarak.
Operacioni, i koduar “Hideout”, është realizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të dyshuar dhe për të marrë masat përkatëse ligjore.