Një copë tjetër e raketës së SpaceX është gjetur në një zonë malore në Poloni, disa ditë pasi një rezervuar i saj ra në oborrin e një shtëpie.
Policia dhe zjarrfikësit u njoftuan pas raportimeve për një objekt të paidentifikuar që kishte rënë në provincën perëndimore Wielkopolskie. Hetimet treguan se copëza i përkiste një rakete të Elon Musk. Dyshohet se ky është objekti i katërt i tillë që bie në rajone të ndryshme të Polonisë.
Raketa Falcon 9 ishte lansuar nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe qëllimi i saj ishte të vendoste satelitët Starlink në orbitën e ulët.