Kryeministri Edi Rama në takimin me asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë u shpreh se kryeqyteti rreth 70% ka uji në 24 orë.
“Thonë ca Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë. Tirana ka 24 orë ujë në 67% territorit të vetë. Dhe ky nuk është opinion , është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit dhe ka 17 orë ujë mesatare në pjesn tjetër të territoruit.
Mirë po po ti kthehemi pak historisë nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat. Janë ca që shkruajnë akoma flisni për ujë drita rrugë. Po për ca të flasim për raketa? Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm 4 zona në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë. Sot janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që e kanë ujin 24 orë. Nëse do bënim ujin 24 orë në të gjithë territorin atëherë do linim pas investime tjera, sepse kushtojnë miliarda lekë.”, tha Rama.