Kryeministri Edi Rama në takimin me asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë u shpreh se Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik.
Rama nënvizon që integrimin në BE e trajton si një hakmarrje. Ai nënvizon që duhet që Shqipëria të futet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
“Si ka mundësi që nga vendi më i pakonsideruar, sot konsiderohemi vendi pararojë në procesin e integrimit. BE nuk bën dhurata dhe politikë në këtë proces, por vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika madje përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Politikë që të thotë ska problem se nuk e ke bërë këtë se na afron, nuk ekziston.
Sot flitet më shumë për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara sesa të kapërcejë këtë fazë. E para rrite perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe. Dhe kjo është ajo që po ndodh sot.
Nëse ka korrupsion, ku ka? Ka në garat për fondet, tenderat. Kjo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Sot, BE, përmes strukturës së vetë që merret me analizën faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik. Nuk kemi qenë në këtë pozicion. Kemi qenë ibret, sot jemi të parët.
Kemi një problem jo të vogël me Hipotekën. Pyetja është se problemi me Hipotekën, është një arsye për të votuar PS apo jo? Kjo pyetje nuk do as mend e as kalem. Nëse nuk e voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetuar për të plotësuar transformimin e Kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjmë të mos o zotshmen. Nuk ka shans. Nuk mund ta humbë Shqipëria këtë moment.
Kemi bërë hapjen më të shpejt të kapitujve me vendet e tjera. Na është hapur një derë, le të hyjmë brenda. Kjo është diçka që unë personalisht e përjetoj si hakmarrje, e trajtoj si hakmarrje të të gjitha poshtrimeve që na janë bërë këto 100 vjet. Hakmarrje për fëmijët tanë, duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Nga ai moment është si ajo, që u bë martesa, hyre në shtëpi dhe je pjesë e shtëpisë. Siç të bllokojnë sot fqinjët, se del njëri dhe bën hero, dhe pastaj të lë një vit, s’ta bëjnë më. Je komplet i barabartë.”, tha Rama.