Policia e Vlorës ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim. H.H., u arrestua pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit burg, 11 muaj e 9 ditë burgim për vepra penale “Ngacmimi seksual”.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy të mitur të moshës 16 vjeç të cilët dyshohen se kanë hapur një llogari në rrjetin socila Instagram dhe kanë postuar foto me përmbajtje denigruese ndaj një bashkëmoshatareje të tyre.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.