Sot, më 25 shkurt 2025, parashikohet mot i paqëndrueshëm, me depërtimin e masave ajrore që do të sjellin vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore. Po ashtu, reshje dëbore do të bien në të gjithë zonën malore të shtrirë në pjesën Lindore të vendit.
Në orët e mbrëmjes, pritet që intensiteti i reshjeve të dobësohet ndjeshëm në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por më vonë do të ulen, me vlera ditore që luhaten nga 0°C (vlera më e ulët) deri në 15°C (vlera më e lartë).
Era do të fryjë e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h, nga drejtimi jugor, duke shkaktuar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.