-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Hanin e Hotit, 38-vjeçari malazez në kërkim ndërkombëtar

Kryesoret

Policia ka arrestuar një shtetas malazez, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 38-vjeçari, Armano Pepic, u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po tentonte të kalonte në Shqipëri.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore të Vjenës, Austri, pasi më 8 maj 2024, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e “Organizatës kriminale” dhe “Vjedhjes në rrethana rënduese”.

Policia Kufitare e Hanit të Hotit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Vjenën, ka realizuar kapjen e tij dhe tani do të kryhen procedurat për ekstradimin e tij në Austri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit