-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Të vendosur për të çliruar bashkinë e Tiranës nga mafia e inceneratorëve

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Erion Veliaj duhet të shkarkohet nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Blushi nënvizon se Veliaj që vijon të vjedhë nga qelia e Durrësit nuk meriton që të jetë në krye të bashkisë së Tiranës.

“Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës mbështet plotësisht kërkesën për mocion me debat për shkarkimin (e vonuar) të ish-Kryetarit, Erion Veliaj që duhej të ishte shkarkuar, arrestuar, hetuar dhe ndëshkuar të paktën 8 vite më parë kur u bë publike firma e tij që i hapi udhën inceneratorit fantazmë, pronar faktik i së cilit ai është.
Erion Veliaj që vijon të vjedhë edhe nga qelia e Durrësit (pagesat për inceneratorin vijojnë) nuk meriton më asnjë sekondë më shumë të jetë formalisht në krye të Bashkisë së Tiranës, të shndërruar prej tij në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ditën për diell vazhdon nën hundën e SPAK të djegë, të prishë dhe të fshehë provat e krimeve të ish-Kryetarit. Asnjë individ i pavotuar nga qytetarët e Tiranës, për detyrën e Kryetarit të Bashkisë, qoftë ky edhe NarkoKryeministri, nuk ka të drejtën ligjore dhe kushtetuese të zëvendësojë delinkuentin, tashmë të arrestuar. Këtë e vendos vetëm vota e lirë e qytetarëve.”, thotë Blushi.

Ai thekson se janë më të vendosur se kurrë për të çliruar bashkinë e Tiranës nga mafia e inceneratorëve, krimi i organizuar që me 11 maj të çelë një epoke e re për kryeqytetin.

“Sot është një ditë prove zjarri edhe për të gjithë ata këshilltarë bashkiakë, që kanë marrë votat dhe që pretendojnë se janë opozitarë, të firmosin pa ju dridhur dora kërkesën e përbashkët legjitime të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.
Më të vendosur se kurrë për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga mafia e inceneratorëve, krimi i organizuar dhe sekti sorosist dhe për t’ua rikthyer atë qytetarëve, që më 11 Maj do të çelin një epokë të re për kryeqytetin!”, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit