Silvio Gonzato, në një prononcim të tij, theksoi se puna për drejtësi po vazhdon dhe se ka pasur përpjekje për të avancuar më tej në këtë drejtim.
Ai u shpreh se ky raport është një analizë e detajuar që diskutohet dhe që është një hap i rëndësishëm, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.
Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi.”