-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: SPAK u nxitua me 24 urdhër arrestet për Universitetin Bujqësor

Kryesoret

Në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua sot dëgjesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku pas 24 urdhër arresteve që lëshoi dje SPAK-u për korrupsion me tenderat. Sallaku tha se nuk ka gisht në këtë dosje dhe se prania e tij sot në këtë seancë dëgjese lidhet me faktin që nuk duhet të cenohet imazhi i universitetit. Kryeministri Edi Rama tha se SPAK-u u nxitua.

Kur kemi folur jam siguruar që nuk jeni person nën hetim dhe përpara se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK-ut dhe i keni kërkuar të sqarojë për ju nëse ku kandidim do të kishte ndonjë pengesë për shkak të statusit dhe përgjigja ka qenë për ju; që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta, të gjithë duhet ta kuptojnë shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet fare me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave por nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur me një partneritet strategjik me një nga universitetet më të vjetra të botës dhe gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm është cfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë; 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një cështje që ka dy apo tre vite” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit