Një pacient me fruth ka vdekur në një spital në Teksasin Perëndimor. Kjo është vdekja e parë nga përhapja e fruthit që filloi në fund të muajit të kaluar.
Zëdhënësja e Qendrës së Shëndetit, të Universitetit Teknologjik të Teksasit, Melissa Whitfield, konfirmoi vdekjen të mërkurën.
Përhapja e fruthit në zonat rurale të Teksasit Perëndimor është rritur në 124 raste në nëntë qarqe, tha të martën departamenti i shëndetësisë i këtij shteti.
Fruthi është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që mund të mbijetojë në ajër deri në dy orë.