Një grua në Tiranë është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një 44-vjeçareje, shoqëruar me mbishkrime fyese.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia ka njoftuar se ajo dyshohet për shkelje të ligjit duke shpërndarë foto të paligjshme me përmbajtje ofenduese.