Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Terminalin Verior të Tiranës, duke theksuar se projekti ka filluar 6 muaj më parë pas një periudhe 10-vjeçare zvarritjeje për shkak të vonesave nga gjykatat, të cilat ai i cilësoi si të pandjeshme dhe të papërgjegjshme.
Rama u shpreh se ky terminal do të përfundojë brenda vitit dhe do të ketë standardet e vendeve të Bashkimit Europian, me të gjitha facilitetet për udhëtarët, duke përfshirë tabela të nisjeve dhe mbërritjeve, biletari, dhe kushte të mira parkimi për autobusët.
Rama: Një ndalesë e rëndësishme që qytetarët e Tiranës ta dëgjojë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar dem baba dem dhe në 2015, kur ndodhi edhe ndryshimi dhe u lulëzua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua.
Projekti ka 6 muaj që ka filluar projekti sepse gati 10 vjet Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm. Ashtu siç po mbahen familje të tëra zvarrë në Kombinat dhe pika të tjera, jo vetëm në Tiranë, nga gjyqtarë të pandjeshëm dhe që kanë në dorë fatet e qytetarëve dhe që nuk duan të dinë për rregulla dhe ligje.
Këtu ishte një kënetë. Nga kënetë u bë vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte njeriu, kush ishte autobusi, kush ishte pasagjeri, kush ishte pasagjeri, ku ishte rruga, ku ishte këneta. Këneta këtu u tha dhe kështu do t’i thajmë edhe kënetat e tjera, si këtu. Por, është fatkeqësi që humbëm 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së gjykatësve që nuk e di domethënë.
Terminali do të jetë si në Europë, me të gjitha facilitetet, me tabela të nisjeve të arritjeve, me biletari etj. Autobusët do të jenë të parkuar, nuk do të ketë baltë, gropa, bretkosa apo zhaba. Besoj brenda këtij viti, ata që do të vijnë për Krishtlindje, do kenë një terminal si gjithë Europa. Ky është një lajm shumë i mirë, i rrit vlerat lagjes, pronës. I jep një dimension tjetër lidhjes së Tiranës me Kamzën.