Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, KQZ ka regjistruar deri tani 49 parti politike, ndërsa dy të tjera janë ende në pritje për shkak të problemeve juridike.
Njëra prej tyre është “Koalicioni Euroatlantik”, drejtuar nga Lulzim Basha, e cila ka kërkuar regjistrim, por kërkon një vendim gjyqësor të formës së prerë që nuk e ka ende.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, kërkoi që vendimi të dorëzohet deri të hënën, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit kërkuan kohë shtesë për të sjellë dokumentet e nevojshme.
Nëse kjo kërkesë miratohet, numri i partive të regjistruara do të arrijë në 51. Afati për dorëzimin e koalicioneve është më 7 mars, ndërsa listat e kandidatëve duhet të dorëzohen deri më 12 mars.
Lista e 49 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
- -Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
- -Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
- -“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
- -“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
- -“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
- -Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- – Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
- -Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
- -Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
- -Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
- -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
- -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
- -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
- -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
- -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
- -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
- -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
- -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
- -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
- -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
- -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
- -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
- -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
- -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
- -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
- -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
- -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
- -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
- -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
- -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
- -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
- -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
- -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
- -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
- -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
- -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
- -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
- -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
- -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
- -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
- -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
- -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
- -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
- -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
- -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
- -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
- -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
- -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
- -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda