Një 56-vjeçar shqiptar, Ilir Muçmata, është dënuar me 12 muaj burg në Angli, pasi u shpall fajtor për kultivimin e lëndëve narkotike.
Oficerët e policisë zbuluan 100 bimë narkotike, pajisje për kultivim dhe peshore në vendngjarje, ku ai u arrestua menjëherë.
Ky rast është konsideruar si një shembull tjetër i përpjekjeve për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur komunitetin nga krimi dhe dëmët që shkaktohen nga aktivitetet e paligjshme të drogës, siç u shpreh një zyrtar i gjykatës.