Thuajse cdo ditë këtë muaj kryeministri Edi Rama ka deklaruar se amerikanët janë larguar nga SPAK-u, por a është kjo e vërtetë. Ambasada e SHBA në Tiranë e sqaroi këtë cështje.
“Ju faleminderit për pyetjen. Ju referojmë tek deklarata për shtyp e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit. Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim USAID për shqyrtim.
Ai po fillon me rishikim të të gjithë programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së nën axhendën “Amerika e para”.
Presidenti Trump deklaroi se SHBA nuk do të japë më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin ameriakan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort, nuk është thjeshtë gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral.
Mandati i popullit amerikan ishte i qartë, ne duhet të përputhemi me interesat kombëtare amerikane, departamenti dhe USAID marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të Dollarëve të taksapaguesve.
Çdo Dollar që shpenzojmë, çdo politikë që ndjekim dhe çdo program që financojmë, duhet të justifikohet me 3 pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurtë? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?” tha ambasada per Opinion.