Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar, i identifikuar si Pavlin Preka, është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima jetonte i vetëm dhe trupi i tij është gjetur nga xhaxhai i tij në oborrin e banesës, pa shenja jete.
Policia dhe Forcat e Sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe një grup hetimor i ngritur nga Prokuroria po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Aktualisht, autori i krimit mbetet i paidentifikuar, dhe po punohet për kapjen e tij.