Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka shpallur këtë të enjte, më 27 shkurt 2025, se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, nuk duhej të ishte lejuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ky vendim u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare, e cila kishte kërkuar që KQZ të ndalonte zhvillimin e këtij takimi. Sipas Qëndresës Qytetare, aktiviteti duhej të ishte raportuar në KQZ, pasi ndodhi brenda periudhës katërmujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për veprimtaritë publike të qeverisë.
Ishte KQZ, nëpërmjet kreut të tij, Ilirjan Celibashi, që i cilësoi të ligjshme takimet e Ramës vetëm disa orë para zhvillimit të tyre, duke e konsideruar atë si në përputhje me ligjin zgjedhor. Ky vendim u miratua unanimisht nga 5 anëtarët e KAS.