Mesditën e sotme rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një vajzë rreth 30 vjeçe e huaj.
Policia njofton se gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.