Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj replikave të Taulant Ballës duke lexuar disa rreshta nga përgjimet që sipas tij i përkasin dosjes “Toyota Yaris” dhe ku akuzon si të përfshirë ministrin socialist.
“Jeni katandisur aty ku e meritoni. Por unë meqenëse ky sot tha nuk quhem Tao, por quhem krenar do ju lexoj pak disa rreshta prej tij. “Daupaj: s’do t’i bëj nder Ballës unë. Radovan Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti? Vladi”. Vladi është ai që priste 5 mln euro në Durrës.
“Ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë”. “Radovan Çela: Nga Tao, Tao”. Ja pra kush është Tao që rreh gjoksin këtu. Ja pra ku e keni. “Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat Tao”. “Radovan Çela: Se bundrra luan edhe me Taon”. E kuptoni sa e rëndë është ajo. “Jo thotë, bundrra do t’ia marrë. E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marrë””, tha Berisha.
Më pas hodhi akuza në drejtim të Damian Gjiknurit. “Damian unë e di që ti ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë “urdhra të paligjshëm mos zbato”. Edhe mbrëmë të doli emri atje, një ministër e shoqëronte. A e kuptoni ju që keni në krye një njeri, i cili korruptoi McGonigal? Pse do mbani ju mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës? Akt-akuzat e tmerrshme të laptopit?”, tha Berisha.
Gjiknuri iu përgjigj “Debate të vjetra gjithmonë. Sa herë nxjerr një akuzë del diçka e lidhur me ty. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, por e vërteta qëndron tjetër kund. Ti mbase je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them. Nuk ia vlen të përdorësh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla”.