Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se është duke sulmuar institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK dhe GJKKO. Ai ka thënë se qëllimi i tij është një drejtësi europiane për Shqipërinë dhe ka mohuar akuzat për minimin e besimit të qytetarëve në këto institucione.
Rama ka shtuar se ata që e akuzojnë për këtë qëllim janë ose të sëmurë ideologjikisht, ose kundërshtarë të tij të paguar.
“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’, shkruan ai.