8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer takim me Trump, diskutohet për mbrojtjen dhe luftën në Ukrainë

Kryesoret

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku biseduan kryesisht për çështjen e Ukrainës dhe mbrojtjen. Gjatë vizitës, Starmer njoftoi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027.

Ai po ashtu tha se ky vendim erdhi pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe përpjekjeve për të përforcuar mbrojtjen kombëtare. Starmer shprehu gjithashtu qëllimin e tij për të rritur më tej shpenzimet e mbrojtjes në 3% deri në vitin 2029. Ky takim ndodhi pas bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Turqi për një mundësi paqeje.

Takimi ka shërbyer gjithashtu si mundësi për Starmer që të përforcojë qëndrimin për një përfshirje të evropianëve në diskutimet mbi luftën në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit