Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua 30-vjeçare, e cila dyshohet se është shtetase gjermane, u gjet e vrarë me thikë në banesën që kishte marrë me qira bashkë me partnerin e saj.
Çifti kishte mbërritur së fundmi në Shqipëri dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka”. Dyshimet e para janë se një grindje mes çiftit ka çuar në tragjedi.
Pronari i banesës njoftoi policinë pasi kishte dy ditë pa pasur asnjë kontakt me çiftin. Kur policia hyri në banesë, gjeti trupin e pajetë të gruas, e cila kishte shenja thike në pjesën e barkut.
Partneri i saj nuk u gjet në banesë dhe dyshohet të jetë autori i vrasjes. Policia po e kërkon atë, ndërsa janë mbledhur informacione që flasin për origjinën e mundshme të çiftit nga Lindja e Mesme, pasi flisnin gjuhë arabe dhe gjermane.
30-vjeçarja e gjetur e vdekur në Tiranë, dyshohet se është vrarë disa ditë më parë