17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së drogës, 10 të arrestuar në Itali,

Kryesoret

Një grup trafikantësh droge, ku shumica ishin shqiptarë, është goditur nga policia italiane pas një hetimi të gjatë të kryer nga Antimafia e Milanos. Në total, janë arrestuar 10 persona që kryenin shpërndarjen e dozave të drogës përmes “postës biçikletë” te klientët.

Grupi përdorte një strategji të organizuar, me bazë në zonën e Trezzo dhe ishte i shtrirë deri në Bergamo. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament në ankand dhe 45 mijë euro cash. Banda përfshinte tetë shqiptarë dhe një italian, ndërsa një tjetër i dyshuar u arrestua në Gjermani.

Në operacion, u konfiskuan gjithashtu makina dhe dy garazhe. Hetuesit zbuluan se veprimtaria e grupit ishte shumë e përpiktë, me vëllezërit shqiptarë që drejtonin aktivitetin dhe shpërndanin drogën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit