Shkurti u mbyll dhe marsi do të nisë me reshje. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve edhe temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.
“Edhe pse ne zyrtarisht gjatë kësaj fundjave futemi në stinën e pranverës, do të mbetemi edhe në fundjavë ende në nuancat e dimrit. Do kemi reshje, si fillim në veri dhe gradualisht do përfshijnë të gjithë territorin.
Parashikohet në fakt që e shtuna dhe e diela, edhe pse do të mbeten të paqëndrueshme, ditën e shtunë do të jenë reshje shumë të pakta dhe reshje të izoluara.
Do të ketë zona që do të jetë 0 gradë. Disa zona edhe -2 gradë. Do kemi rikthimin e ngricave në akset rrugore dhe rikthimin e reshjeve të dëborës, edhe pse të pakta.
Megjithatë, mund të themi që temperaturat maksimale, përgjatë fundjavës, pra të shtunës dhe të dielës do të jenë rreth vlerës 13 apo 14 gradë”, tha Lajda Porja.