Greqia ka shënuar dy vjet nga tragjedia e trenave në Tempe, ku humbën jetën 57 persona, duke mbajtur protesta në të gjithë vendin.
Protestues të maskuar kanë hedhur bomba molotov drejt Kuvendit në Athinë, ndërsa në Selanik janë raportuar përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku janë përdorur molotov, gurë dhe shishe.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në nder të viktimave, qytetarët kanë lëshuar balona të zeza në qiell, ndërsa mbi 300 tubime janë mbajtur në Greqi dhe janë planifikuar protesta edhe jashtë vendit.