14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen me thasë me drogë në makinë, katër të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Carry on”, kundër shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni u realizua në rrugën “Bill Klinton”, ku shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Benz”.

Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.

Të arrestuarit janë shtetasit J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç, banues në Tropojë, si dhe Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit