Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani izraelite për zhvillimin e një baze të madhe të të dhënave digjitale në Tiranë.
Rama theksoi se kjo marrëveshje ka një histori të gjatë që daton disa vite më parë gjatë një vizite në Izrael, dhe do të ofrojë mundësi të mëdha punësimi për të rinjtë shqiptarë.
“Të mirëpresim dhe firmosjen e kësaj marrëveshje, që e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael. Kompani është jashtëzakonisht e kënaqur me ketë marrëveshje që të firmoset. E them këtë jo vetë në marrëdhëniet që e kanë zanafillën me popullin hebre, por sepse pavarësisht numrit të vogël të popullsisë, është frymëzuese se dallimin nuk e bën se çfarë ke, po çfarë di. Thene këtu shembullin e ujit, Izraeli nuk ka burime ujore, si Shqipëria, por ka furnizimet e jashtëzakonshme të ujit në një tokë që nuk është pjellore. Izraeli ka zhvilluar bujqësinë dhe është transformim i dijes. Ne jemi në një fazë që jemi duke projektuar dhe këtu dua ti bëj një falenderim ambasadores së Izraelit. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse kjo shton energjinë dhe forcën për të bërë më shumë në vendin ku është. Ne jemi duke diskutuar shumë, sepse çdo kontribut që mund të vijë nga Izraeli në Shqipëri është i mirëpritur.
Kompania e Izraelit do të sjellë në Tiranë, bazën më të madhe e të dhënave digjitale dhe do të ofrojë një platformë për kompanitë në fushën digjitale. Kjo do t’i jap mundësinë shumë vajzave dhe djemve për punësim. Në këtë aspekt nuk është çështja se sa do të paguhet krahu i punës, por sa do të investohet. Ne jetojmë një epokë digjitale, po për ne është fat që e shfrytëzojmë Inteligjencën Artificiale, sepse fal saj ne kemi në dispozicion një mjet që e kemi krijuar vetë, duke transferuar në kohë reale të gjithë trupat e ligjeve europiane të adaptuar në sistemin tonë”, tha Rama.