-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë pas incidentit Trump-Zelensky?

Kryesoret

Konfrontimi publik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dje në Shtëpinë e Bardhë, nxori në dritë përçarjen e thelluar në marrëdhëniet e Uashingtonit me Kievin.

Njëkohësisht ngre pikëpyetje për atë që do të ndodhë, me Moskën që gëzohet dhe Evropa i shikon e hutuar zhvillimet. Tensionet kishin qenë të larta për disa javë mes presidentit amerikan dhe liderit ukrainas, të cilin Donald Trump e përshkroi si “diktator” përpara se të përpiqej të minimizonte komentin e tij, por pa e tërhequr atë.

Marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan pas telefonatës së 12 shkurtit mes presidentit amerikan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, për të cilin Trump nuk e fsheh admirimin e tij.

Volodymyr Zelensky, ashtu si aleatët e tij evropianë, ka frikë se ai do të paguajë çmimin për afrimin spektakolar Uashington-Moskë dhe po kërkon me dëshpërim garancitë e sigurisë në rast të një armëpushimi, të cilën SHBA-ja aktualisht po refuzon ta sigurojë.

Sidomos pas takimit të paprecedentë në mes të shkurtit midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, të cilët nisën negociatat për t’i dhënë fund luftës, pa ftuar as Kievin dhe as evropianët.

Administrata Trump duket e fiksuar me faktin se Ukraina nuk po shpreh “mirënjohje” ndaj SHBA-së për ofrimin e ndihmës masive ushtarake në luftën kundër Rusisë. Ishte kjo akuzë që prishi mbledhjen e Zyrës Ovale.

Brian Finucane i grupit të ekspertëve Ndërkombëtar të Krizave tha se “paraqitja e presidentit dhe zëvendëspresidentit të SHBA në Zyrën Ovale ishte e paprecedentë, por jo e habitshme, duke pasur parasysh ndjenjat e njohura të Presidentit Trump për mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe narrativën e tij për pushtimin rus”.

Presidenti amerikan refuzon të mbajë Moskën përgjegjëse për luftën. Udhëheqësit evropianë do të takohen në Londër të dielën me ftesë të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili u takua me Trump në Uashington të enjten. Kësaj i parapriu takimi Macron-Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit