Ukrainasit kanë reaguar pas përplasjes midis Presidentit Volodymyr Zelensky, Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentit JD Vance në Zyrën Ovale.Gjatë shkëmbimit të zjarrtë, presidenti amerikan akuzoi Zelensky për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe i tha atij se ai duhet të jetë “mirënjohës” ndaj SHBA-së.
Zelenskyt iu tha të largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe një konferencë e planifikuar për shtyp u anulua papritmas. Disa qytetarë ukrainas të pyetur nga BBC janë shprehur se ajo që panë ishte e pakëndshme./ BBC