-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi” avokatit Bardh Koçi, ushtrohen kontrolle edhe në tre banesa dhe zyra

Kryesoret

Detaje të reja janë mësuar nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme për avokatin Bardh Koçi.
Gjykata e Posaçme i ka caktuar atij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas caktimit të masës së sigurisë janë ushtruar dhe tre kontrolle në banesa të ndryshme. Kontrollet janë ushtruar në banesën e një oficeri të policisë gjyqësore, si dhe tek shtëpia dhe zyra e një eksperti.

Sipas SPAK, Koçi i ka kërkuar P.M., një vlerë parash prej 4 mijë euro, kundrejt një leje ndërtimi, duke i thënë se do të ndërmjetësonte që personi në fjalë të përfitonte truallin e ndërtimit.

SPAK i ka caktuar P.M., masën e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit