Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim virtual me diasporën shqiptare. Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që të regjistrohen edhe këto 72 orë që kanë mbetur dhe të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Ai nënvizon që me votën e tyre do të përmbyset diktatura e dytë që është e instaluar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
“Ky regjim, i cili në disa aspekte ka goditur më rëndë materien e kombit shqiptar se çdo regjim tjetër. Vetëm në 10 vite statistikat e BE-së tregojnë se nga Shqipëria në hapësirën Shengen, emigruan 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, pa llogaritur këtu SHBA, Kanada e shtete të tjera që nuk përfshihen në hapësirën Shengen. Në 10 vite rreth 45% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.
Në rast se vazhdon ky trend, Shqipëria e vërteta është se demografikisht shkon drejt reduktimit dhe mbetet thjeshtë një nocion gjeografik.
Në kohën kur ky vend, ju vetë e dini, pa pasuri përrallore, potenciale përrallore për secilin prej jush dhe gjithë shqiptarët që të ndërtojnë ëndërrën më të bukur të jetës në Shqipëri.
Ndaj dhe thirrja ime është edhe këto 72 orë që kanë mbetur ta bëjmë natën ditë, të bëjmë çdo përpjekje për të regjistruar çdo shqiptar, shqiptare që njohim jashtë Shqipërisë në mënyrë që të firmosim në 11 maj ndarjen e Shqipërisë nga e keqja.Të përmbysim një diktaturë të dytë, narkodiktaturën e instaluar dhe të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të krijojmë mundësitë reale që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri”, tha Berisha.