Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin virtual me diasporën bëri apel që të vazhdojnë kontaketet me ata që janë regjistruar.
Berisha nënvizoi që ata që janë regjistruar të votojnë për Partinë Demokratike në mënyrë që vota e tyre të shkojnë drejt fitores. Ai theksoi se vota e diasporës do të jetë vendimtare për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit.
“Ju falënderoj shumë për fjalët, për punën që keni bërë, dhe e vërteta është që vota juaj do të jetë më e rëndësishmja votë për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit, sepse pavarësisht se çfarë bëjnë patronazhistët, grupet mafioze, përsëri ndikimi i tyre tek shqiptarët jashtë vendit nuk mund të jetë kurrë ai që do, apo dëshiron Edi Rama.
Nga ana tjetër dua të ju rrëfej një moment, kur po kthehesha pas mitingut në Athinë, i shkëlqyer me një entuziazëm që e kam parë vetëm në 1991, dhe nuk kam parë ndonjëherë entuziazëm të atillë live.
Në aeroport më ndaloi një djalë i ri dhe më kërkoi të bënim një foto, me kënaqësi i thashë. Bëmë foton dhe i urova ditë të mbarë. Një nga bashkëpunëtorët e mi që vinte nga pas, e ndaloi dhe i tha; je regjistruar ti, po tha jam regjistruar se më ka regjistruar kushëriri. Ai tha punon në shtet, por ju mos kujtoni se do të votoj për qeverinë, unë bashkë me prindërit e mi do të votoj për PD.
U thashë këtë shembull, këtë rast që të përpiqeni që pas regjistrimeve të kontaktoni sa më shumë të regjistruar në qytetin ku jeni, apo që njihni të cilët të bashkohen me ju, me votën e tyre për PD.”, tha Berisha.